Shteti që merr vendimin ekstrem, bllokon totalisht vaksinën AstraZeneca
Pas shumë lajmeve që e lidhin vaksinën AstraZeneca me shkaktimin e trombozës, një shtet ka marrë vendimin ekstrem për ta bllokuar përfundimisht këtë vaksinë.
Danimarka ka bllokuar përfundimisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Arsyeja lidhet me rastet e trombozës që paraqiten në veçanti te moshat më të reja. Vendimi i qeverisë në Kopenhagen do të bllokojë për disa javë fushatën e vaksinimit në atë vend.
Agjencia Europiane e Barnave, EMA, kishte pranuar javën e kaluar efektet e mundshme negative të vaksinës së krijuar në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit, por kishte vlerësuar që benefitet ishin më të mëdha sesa efektet negative. Danimarka shndërrohet në vendin e parë që bllokon totalisht vaksinimin me AstraZeneca.