Shtetrrethimi gjatë natës, ekspertët: Duhen masa më strikte
Parisi prej 3 muajsh është në shtetrrethim gjatë natës, por një mase e tillë në frenimin e infektimeve me Covid-19 është bërë objekt debatesh. Në Trocadero, një zonë mjaft e frekuentuar nga turistët nga ku mund të realizohen fotot perfekte me kullën Eiffel në sfond, kontrollet policore janë shpeshta dhe sheshi është thuaje i boshatisur me hyrjen në fuqi të orës policore në 18:00 të pasdites.
Në zona të tjera, si stacione metrosh apo autostrada, qarkullim vijon përtej kësaj ore. Autoritet po rezistojnë në rikthimin e një izolimi të ri kombëtar për të kontrolluar variantet e reja më ngjitëse, por kanë nisur të ashpërsojnë masat në rang lokal. Epidemiologu dhe bio-matematicieni në institutin kërkimor të INSERM Dominique Costagliola, tha se nevojiten masa më strikte.
“Çdo javë ka 2500 vdekje të lidhura me covidin. Njësoj sikur çdo ditë të kishte një aksident fatal ajror, prandaj a mjaftojnë masat në fuqi? Do të thosha që jo”, tha Dominique Costagliola. Qeveria e zgjati shtetrrethimin nga ora 20 në 18 në mesin e muajit janar, por eksperti mendon se kjo nuk është e mjaftueshme për të luftuar variantet e reja.