Shtohen rastet e reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se janë kryer 1.768 teste, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Në krahësim me një ditë më parë kjo është një rritje e ndjeshme pasi dje u konfirmuan vetëm 78 të prekur.

Pesë persona vdiqën, një paciente nga Kriva Pallanka (69), dy nga Gostivar (77 dhe 63), një pacient nga Negotina (69) dhe një nga Shkupi (70). Të gjithë viktimat u regjistruan në spital.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 13,799, prej të cilëve 573 kanë vdekur.

SHKARKO APP