Shtohen tensionet/Rusia i ndalon hyrjen presidentit të PE, David Sassoli
Shtohen tensionet mes Rusisë dhe Europës. Në kundërpërgjigje të masave të vendosura ndaj 6 qytetarëve rusë, Kremlini zyrtar vendosi që të sanksionojë presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli dhe 7 zyrtarë të tjerë europianë, duke iu ndaluar hyrjen në vend.
Po ashtu Rusia i ndaloi hyrjen në vend dhe zv/presidentes së Komisionit Europian, Vera Jourova, përgjegjëse për politikat për vlerat dhe transparencat si dhe Jorg Raupach, shef në zyrën e prokurorit të përgjithshëm në Berlin.
Personat e tjerë të sanksionuar janë Ivar Abolins, kreu i Këshillit Kombëtar të Masmedias në Leton, Maris Baltins, drejtor i qendrës linguistike në Letoni, Jacques Maire, anëtar i delegacionit francez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Europianë, Ana Skot shefe e laboratorit të sigurisë bërthamore në Suedi dhe Ilmar Tomusk, drejtues i departamentit linguistik në Estoni.