Shtyhet votimi për presidentin e Katalonjës

Kreu i parlamentit rajonal të Katalonjës deklaroi se votimi për liderin e ri rajonal, i planifikuar për tu mbajtur ditën e martë, ishte shtyrë, por nga ana tjetër në një konferencë për shtyp, Torrent insistoi në fjalimin e tij, që ish-lideri i pavarur Carles Puigdemont ishte i vetmi kandidat i mundshëm për të udhëhequr Katalonjën edhe pse ndodhet në Bruksel. Por këshilltarët ligjorë të parlamentit të Katalonjës thanë se duke u zgjedhur në distancë do të thyejnë ligjin. Torrent, i cili tha se do të japë imunitet ndaj Puigdemont, nuk dha një datë të re për senacën kur do të mbahet votimi.

Votimi për presidentin e ri rajonal të Katalonjës, që pritej të mbahej ditën e martë, është shtyrë. Këtë e bëri të ditur kryetari i parlamentit katalanas, Roger Torrent , i cili në fjalimin e tij këmbënguli se përveç ish Presidentit, Carles Puigdemont, nuk mund të ketë asnë kandidat tjetër të mundshëm.

“Seanca e sotme u shty, por në asnjë rast nuk është anuluar dhe nuk do të ketë absolutisht kandidatë të tjerë”, tha në një konferencë për shtyp, kreu parlamentar katalanas. Ish presidenti i shkarkuar, Carles Puigdemont ndodhet në Bruksel dhe përballet me një urdhër arrest, sapo të shkelë tokën spanjolle, pasi shpalli shkëputjen e Katalonjës nga Spanja në kuadër të një referendumi të jashtligjshëm të muajit tetor. Por vetë Puigdemont dhe aleatët e tij kanë sugjeruar zgjedhjen e tij si udhëheqës të Katalonjës dhe drejtimin e tij me anë të një prokure të autorizuar ose me videolink nga Belgjika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata Kushtetuese e përjashtoi një mundësi të tillë dhe nënvizoi se Puigdemont duhej të merrte pjesë personalisht në seancën e betimit për t’u bërë udhëheqës rajonal. Këshilltarët ligjorë të parlamentit të Katalonjës thane, se nëse bëhet kjo zgjedhje, atëherë do të thyhet ligji. Torrent, i cili u zotua se do të garantojë imunitet për Puigdemont, nuk dha një datë të re për një seancë të votimit.  Parlamenti katalanas, i cili kishte planifikuar që sot të zgjedh udhëheqësin e ri të rajonal nxiti pasiguri mbi të ardhmen politike të Katalonjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy përsëriti ditën e martën se Puigdemont nuk mund të jetë kandidat, pasi ai ndodhet në azil të vetëshpallur në Bruksel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?