“Shuhen shpresat”? Shefat e eurozonës kundërshtojnë thirrjet e Macron për…
Udhëheqësit kryesorë të eurozonës i kanë thënë Presidentit të ri Francez, Emmanuel Macron, se Franca nuk do të marrë trajtim të posaçëm. Kjo deklaratë erdhi pasi presidenti bëri thirrje për integrimin shtypës të BE,-raporton “Koha Jonë”.
Tabloiti britanik, “Daily Express”, shkruan se politikanët gjermanë kanë bërë të qartë se thirrjet e Presidentit Francez për një ministër të financave të Eurozonës, të një buxheti të eurozonës dhe obligacione të përbashkëta euro-shtetërore, nuk mund të realizohen. Në një përpjekje për të treguar që është shefi, gjermanët kanë hedhur poshtë propozimet e Macron.
Komisioneri i buxhetit të BE-së Günther Oettinger, gjithashtu pjesë e Partisë CDU-së të Angela Merkelit në Gjermani, nuk ishte i impresionuar me sugjerimin e 39-vjeçarit për një ministër të financave të Eurozonës.
Ai tha se nuk është e nevojshme, sepse Komisioni i BE monitoron zhvillimet buxhetore, Eurogrup vendos për grantet dhe Mekanizmi i Stabilitetit Europian është përgjegjës për financimin. Oettinger, tha se: “Aktualisht nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar këtë strukturë”.
Macron foli për një buxhet të Eurozonës gjatë fushatës së tij, si dhe zbatimin e standardeve minimale sociale të BE-së. Megjithatë, kreu gjerman i Partisë Popullore Konservatore të BE-së, Manfred Weber, qortoi Macron, duke thënë se ai duhet të përqëndrohet në reformat e vendit të tij.
Ai tha: “Macron mund të kërkojë vetëm reforma në Europë nëse ai ka dëshmuar se vendi i tij është i aftë për reforma. Një trajtim i veçantë për Francën, vetëm për shkak se është një vend i madh dhe i rëndësishëm, është përjashtuar”.
Macron gjithashtu foli për futjen e “eurobonove” në të cilat vende të ndryshme mund të grupojnë borxhet e tyre. Politikanët e BE-së nuk e kanë marrë me mirësi sugjerimin, veçanërisht në Gjermani, ku Sekretari i Shtetit Jens Spahn tha: “As eurozona dhe as Franca nuk vuajnë nga borxhi shumë i vogël”.
Gunther Krichbaum, kreu i Komitetit Europian në parlamentin e Gjermanisë, gjithashtu kundërshtoi një “bashkim të borxheve”. Ndërsa Christian Lindner, kreu i CDU-së i Gjermanisë, shtoi: “Franca nuk i zgjidh problemet e saj në dremitje, por me reforma ekonomike. Ne po i shtojmë shpresat Macron, por as ai nuk mund të krijojë më shumë borxhe sesa lejohet”.
Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë
KOHA JONË SONDAZH

