Shumë shpejt bota përfundon nën ujë (FOTO)
Miliona banorë anembanë botës do përballen me përmbytjen nga ujërat e detit, nëse paralajmërimi i fundit i OKB se temperatura globale po rritet me tre gradë me tepër bëhet realitet.
”The Guardian” publikon një artikull ku janë analizuar disa të dhëna, duke treguar edhe vendet që do preken më shpejt. Artikulli tregon se temperatura e globit do të rritet me tre gradë, e cila do të shkaktojë edhe ngritjen e nivelit të detit prej ndoshta dy metra më lart, duke bërë që gjithë sipërfaqja ujore të dalë nga niveli i saj dhe të shkaktojë përmbytje, ndoshta shkatërrimin më të madh që ka parë ndonjëherë historia njerëzore.
Qytetet nga Shangai, Rio i Brazilit dhe Osaka e Japonisë do jenë më të prekurit ndër vendet e para, Miami me siguri do zhdukej fare nën ujë. Gjashtë nga rajonet bregdetare kanë më shumë gjasa të preken nëse qeveritë nuk kontrollojnë emetimet e gazit të lëshuar në sipërfaqen e tokës.
Javën e ardhshme do bëhet një takim nga përfaqësuesit më të fuqishëm të klimës së botës, për të monitoruar, financuar dhe rritur angazhimet për të ulur dyoksidin e karbonit që temperatura të paktën të rritet me 1.5 gradë. Ky ishte edhe qëllimi i marrëveshjes së Parisit që u firmos nga vendet anëtare në vitin 2015.
Aktualisht ndryshimi është shumë i ngadaltë, sipas Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara. Shefi i mjedisit i OKB, Erik Solheim, tha se përparimi në vitin që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së Parisit ka qenë e pamjaftueshme. “Ne ende e gjejmë veten në një situatë për të shpëtuar qindra miliona njerëz nga një e ardhme e frikshme”, tha ai.

KOHA JONË SONDAZH

