Si do të fuqizohet sërish Europa jonë? Von der Leyen shpreh opinionin: Buxhet i fuqishëm në formën e Planit Marshall
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u ka bërë thirrje vendeve të BE të investojnë miliarda në buxhetin e bllokut për të shmangur pasojat katastrofike ekonomike nga kriza aktuale e koronavirusit.
“Ne kemi nevojë për një Plan Marshall për Evropën”, shkroi ajo në një opinion për gazetën Ëelt am Sonntag, me titull: “Si do të ringrihet Europa jonë”, duke iu referuar programit të rimëkëmbjes të vendosur nga SH.B.A. në vitet 1948-1952 për të ndihmuar ekonomitë e Evropës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
“Kjo pasqyron faktin se në këtë krizë nuk mund të ketë gjysmë-masa. Dhe ky do të jetë rasti për vitet që vijnë ndërsa kërkojmë të heqim ekonominë tonë nga lugina e krizës. Për ta bërë këtë, do të na duhen investime masive në formën e një Plani Marshall për Evropën. Dhe në zemër të tij duhet të qëndrojë një buxhet i ri i fuqishëm i BE-së. Përparësitë e kësaj janë të dukshme: buxheti i BE-së është një instrument i dëshmuar i solidaritetit dhe modernizimit. Dhe me mandatin e tij shtatë vjeçar, krijon siguri për investitorët dhe besueshmëri për të gjitha palët e përfshira. ”
Ajo tha se buxheti i BE u pranua nga të gjitha shtetet anëtare si një mjet për të nivelizuar pabarazitë në një frymë solidariteti dhe se ai tani duhet të përshtatet për të përballuar krizën.
“Shumë miliarda që duhen investuar sot për të shmangur një katastrofë më të madhe, do t’i lidhin brezat së bashku”, shkroi ajo, duke e quajtur krizën një shans për të përtërirë ndjenjën e bashkësisë midis kombeve të Evropës.
Burim: Deutsche Welle