Si e mori koronavirusin pacienti i parë në Europë, i sëmurë prej 24 Janarit

Një artikull i shkruar nga mjekët gjermanë dhe i botuar në ‘New England Journal of Medicine’ sqaron se një 33-vjeçar nga Mynihu, në Gjermani, mund të jetë europiani i parë që është prekur dhe transmetuar infeksionin e koronavirusit.

Sipas një harte gjenetike të publikuar në faqen e internetit ‘Netxstrain’, e cila rindërton një lloj peme gjenealogjike të virusit, i infektuari gjerman mund të ketë ‘ushqyer’ në heshtje zinxhirin e infeksioneve që u përhapën në Itali dhe në Europë.

‘Pacienti 1’ shfaqi simptomat e para në 24 janar, pasi takoi një koleg nga Shanghai, i cili më pas u testua pozitiv. Në katër ditët në vijim, shumë punonjës të kompanisë gjermane ku ai punonte gjithashtu u testuan pozitivë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse selia e kompanisë pas kësaj ishte mbyllur, studiuesit besojnë se shpërthimi i Mynihut mund të ketë qenë i lidhur me një pjesë të mirë të epidemisë në Europë, përfshirë Italinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është për tu theksuar – shkruajnë autorët e studimit- që infeksioni duket se është transmetuar gjatë periudhës së inkubacionit, kur simptomat ishin të buta dhe jo specifike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?