Si e mposhti Katari bllokadën në 120 ditë
Bota E Mërkurë, 14 Korrik 2021 14:34
Sot mbushen plot katër muaj të bllokadës ekonomike të paprecedentë që iu imponua Katarit prej 4 vendeve arabe nisur më 5 Qershor 2017. Por pas 4 muajsh rezulton se vendi ka gjetur forma tw tjera për zhvillimin ekonomike.
Ja shifrat më të rëndësishme që e konfirmojnë këtë:
- Autoriteti Investues i Katarit (Fondi Sovran) vazhdoi investimet e huaja në vende të ndryshme anembanë botës, të cilat arritën në 335 miliardë dollarë.
- Numri i kompanive të regjistruara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregtisë u rrit gjatë periudhës Qershor – Korrik – Gusht duke arritur në 4713 kompani të reja.
- Hapja e Portit “Hamad” me kosto 7.5 miliardë USD dhe kapacitet prej 7.5 milionë kontejnerësh, që e bën një nga portet më të mëdha në Lindjen e Mesme.
- Në muajin e parë të bllokimit, Porti “Hamad” priti dhe përpunoi më shumë se 49 mijë kontejnerë. Në shtator, numri i kontejnerëve u rrit në 84 mijë.
- Autoriteti Portual i Katarit nisi 9 linja të reja direkte transporti detar që në javën e parë të bllokadës.

- Vetëm dy muaj pas bllokadës, bilanci tregtar realizoi një sufiçit me 3.4 miliard USD, duke regjistruar një rritje prej 2.4 miliard USD (ose 45.4 %) në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2016.
- Katari i dorëzoi të gjitha dërgesat e gazit dhe naftës klientëve të saj kudo në botë pa asnjë vonesë, pavarësisht bllokadës.
- Eksportet e Katarit, kryesisht gaz natyror dhe naftë, u rritën me 17.7 % në terma vjetorë me afërsisht 5.8 miliard USD gjatë muajit Gusht.
- Shtatorin e kaluar, kompania “RasGas” e Katarit nënshkroi një marrëveshje me “Petrobngla” (kompania shtetërore e Bangladeshit për naftë, gaz dhe minerale) për ta furnizuar me gaz të lëngshëm natyror për një periudhe 15 vjeçare.
- Po Shtatorin e kaluar, kompania tjetër “QatarGas” nënshkroi një marrëveshje afatmesme me kompaninë turke “Botash” për 1.5 milion ton LNG (gaz i lëngshëm natyror) në vit, përgjatë tre viteve.
- Totali i eksporteve me prejardhje jo-petroli arriti gjatë Gushtit 2017 në 0.5 miliard USD, përkundër me 0.35 miliard USD gjatë Korrikut 2017, ose me rritje prej rreth 20.3 % në krahasim me Gushtin e 2016-s.
- Çmimet e fruta-perimeve u stabilizuan dhe u kthyen në nivelet normale pas fillimit të importit të tyre nga vende alternative, si Turqia, Omani, India, Irani, Tunizia, Maroku dhe Greqia.
- Tregu lokal dëshmoi stabilitet të dukshëm në çmimet e lëndëve të para, krahas stokut strategjik të Gabbro-s për një vit.
- “Qatar Airways” bleu avionë të rinj për pasagjerë dhe transport Cargo që të zgjerojë flotën e saj, dhe 49 % të aksioneve të “A.Q.A Holding”, kompania mëmë e kompanisë italiane Meridiana, duke shtuar portofolin e investimeve në linjat e huaja .
- “Qatar Airways” arrti të nënshkruajë disa marrëveshje me linja ajrore ndërkombëtare dhe nisi destinacione të reja fluturimi në të gjithë botën.
- “Qatar Airways” mori disa çmime këtë vit, përfshirë çmimin e “Linjës Ajrore më të Mirë në Botë” për vitin 2017 për të katërtin vit radhazi, gjatë “Skytrax World Airline Awards”, e cila u mbajt në Paris Air Show.
- “Autoriteti i Turizmit të Katarit” organizoi festimin zyrtar të “Ditës Botërore të Turizmit”, nën moton “Turizmi i Qëndrueshëm – Mjet për Zhvillim”, i cili u mbajt në Doha më 27 Shtator 2017.
- Kompania “Ashgal” (Punime Publike) implementoi rreth 95 % të planit të 2017-s për zhvillimin e autostradave.
- Mbështjetja te produktet vendase u rrit nga 5% në 30%, falë vetë bllokadës.
- Komisioni i Lartë për Projekte dhe Trashëgimi zbuloi projektin e “Al Thumama Stadium” (stadiumi i gjashtë për “Botërorin 2022”) dhe pritet që të paraqesë dy stadiume të reja deri në fund të këtij viti.
- Sektori i pasurive të patundshme shënoi rritje të dukshme gjatë 100 ditëve të fundit (periudha e bllokadës), ku totali i xhiros së pasurive të patundshme e kaloi shumën 2.8 miliard USD, ose me rritje 120 % që nga fillimi i bllokadës.
- Ministria e Brendshme, Autoriteti i Përgjithshëm për Turizmin dhe Qatar Airways njoftuan në Gusht se qytetarët e 80 vendeve do të hyjnë në territorin e Katarit pa vizë.
- Norma e zënies së hoteleve gjatë festave (Bajrami i Madh & Bajrami i Vogël) shkoi në 100 % pas heqjes së vizave për qytetarët e më shumë se 83 vendeve.
KOHA JONË SONDAZH

