Si e “ripushtoi” Franca, Europën

“Hapni vend, Gjermani dhe Britani, Franca po rishfaqet sërish si fuqia më e rëndësishme e Europës”, shkruante Arnaud Leparmentier në “Le Monde”. Deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989, ne francezët praktikisht drejtonim atë që është sot Bashkimi Europian. Asgjë nuk mund të ndodhte – as Britania të hynte në tregun e përbashkët, as zgjerimi me Spanjën – pa një pohim nga Parisi. Por pas ribashkimit të Gjermanisë erdhi adoptimi i Euros, modeluar sipas Deutsche Markës dhe menaxhuar nga një bankë e stilit gjerman. Idealet ekonomike dhe sociale që udhëhiqnin ishin gjermane, të përziera me elemente të neoliberalizmit anglo-sakson.

Kriza financiare e vitit 2008 e shkatërroi gjithë këtë, dhe “idetë franceze janë sërish në modë”. Greqia është shpëtuar; rreptësia fiskale është diskredituar; një socialist nga Luksemburgu, Jean-Claude Juncker udhëheq Komisionin Europian; dhe ne po shtrëngojmë Apple që të paguajë taksa në Irlandë.

Ka edhe zëra madje, pas kritikave të fundit të presidentit Trump ndaj NATO-s, për një union europian të mbrojtjes. Shumë prej këtyre ndryshimeve ishin iniciuar nga Presidenti François Hollande; disa madje e kanë origjinën që në presidencën e Sarkozysë. Eshtë pothuaj si fundi i shekullit 19 përsëri, kur Franca nuk ishte ushtarakisht dhe ekonomikisht dominuese, por “e ruante prestigjin e saj intelektual dhe kulturor dhe përhapte idetë e veta”. Pasi rimëkëmbja ekonomike e Europës të ketë përfunduar, “fuqia e Francës do të riafirmohet”. /bota.al

SHKARKO APP