Si mund ta mbrojë SHBA-ja demokracinë nga Kina dhe Rusia?
Nga David Shullman and Patrick Quirk, The Hill
Përparësia kryesore e politikës së jashtme të Biden është forcimi i demokracisë.
Presidenti Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë që demokracia të jetë mbi autoritarizmin e nxitur nga Kina dhe Rusia.
Të dy vendet kanë minuar demokracinë në të gjithë botën me fushata dezinformimi. Shtetet e Bashkuara duhet të demonstrojnë përfitimet e demokracisë, por gjithashtu të rrisin përpjekjet e për të ndihmuar vendet partnere të inokulojnë ato sisteme politike kundër përparimit të jo-liberalizmit.
Kjo duhet të përfshijë trajtimin e kërcënimeve ndaj demokracisë që vijnë nga Kina dhe Rusia. Pekini dhe Moska paraqesin sfida të veçanta dhe përdorin taktika të ndryshme për të ndjekur qëllimet e tyre.
Por të dy e kontestojnë demokracinë si modelin më të mirë për qeverisjen dhe minojnë atë. Kina shfrytëzon dhe përkeqëson boshllëqet e qeverisjes në vendet e pambrojtura, duke përdorur korrupsionin dhe mungesën e transparencës për të bërë marrëveshje që minojnë besimin politik.
Rusia ka taktika të ngjashme strategjike korrupsioni për të mbështetur aleatët e saj brenda vendeve dhe për të minuar udhëheqësit në lidhje me Shtetet e Bashkuara dhe Europën.
Si Kina dhe Rusia shpesh e kanë përmbysur këtë proces politik demokratik me ndërhyrjen e tyre në zgjedhje dhe në momentin kur kanë siguruar mbështetje financiare për miqtë e tyre autokratë.
Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet në të gjithë Europën ndërsa shfrytëzon përçarjet shoqërore në vendet demokratike dhe Kina nga ana tjetër injekton fondet e saj të errëta në fushatat politike dhe bën investime për të mbështetur fatet e regjimeve të shumta autokratike në të gjithë vendin.
Pekini dhe Moska kanë zbehur integritetin e informacionit që është thelbësor për demokracinë. Kremlini mbjell konfuzion, shfrytëzon ndarjen dhe përhap dezinformata për të polarizuar debate publike.
Kina miraton disa nga taktikat e Rusisë dhe vendet po punojnë për narrativën e tyre globale dhe informacionin e rremë të shpërndarë me platforma të ndryshme.
Dominimi në rritje i Kinës në mediat sociale dhe investimet e saj në të gjithë botën mund ta vendosin atë si një monitor kryesor informacioni me fuqinë për të siguruar që njerëzit të informohen kryesisht me burimet e lajmeve të lejuara nga Pekini.
Kina dhe Rusia gjithashtu kanë nxitur autoritarizmin digjital duke ndarë me më shumë autokratë teknologjinë dhe kornizën për të monitoruar qytetarët e tyre, për të heshtur gazetarët dhe shoqërinë civile dhe për të pasur kontroll mbi internetin.
Kina promovon modelin e saj si superiore ndaj demokracisë në vendet nga Nepali në Kenia. Ajo përdor trajnime për partitë politike për të krijuar rrëfimin e reagimit të saj ndaj koronavirusit duke nxitur ide pozitive në lidhje me autoritarizmin.
Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë sa më shpejt për të mbrojtur demokracinë nga Kina dhe Rusia.
Sjellja e këtyre vendeve duhet të jetë një çështje e agjendës për çdo thirrje që Sekretari i Shtetit Antony Blinken i ka bërë aleatëve.
Sinjalizimi duhet të kombinohet me demonstrime të një angazhimi më diplomatik dhe ekonomik me vendet që rrezikojnë të tërhiqen nga demokracia. Shtetet e Bashkuara mund të shtyjnë gjithashtu Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, e cila përqendrohet në parimet e demokracisë, për të kuptuar kërcënimet nga Kina dhe Rusia në doktrinën e saj strategjike, të ndërhyjë duke vendosur gjoba ose sanksione.
Aleanca mund të zbatojë gjithashtu standardet minimale të sigurisë kibernetike për qeveritë dhe infrastrukturën kritike, përfshirë zgjedhjet, për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet digjitale nga Kina dhe Rusia.
Blloku duhet të mbrojë sisteme të tilla politike nën misionin e tij. Për më tepër, programet e ndihmës së huaj të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë lejuar vendet partnere të zbulojnë dhe të kundërshtojnë ndërhyrjet në sistemet e tyre politike.
Aktivistët e demokracisë dhe mediat e pavarura, duke përfshirë ato në Kinë, po ndërtojnë rezistencë të fortë ndaj këtij dezinformimi dhe ndikimit në rritje të Pekinit në sektorët e ndjeshëm të mediave.
Dyfishimi i 200 milion dollarëve në buxhetin federal për të kundërshtuar ndikime të tilla që vijnë nga Kina mund të çojë në rritjen e ndërhyrjeve të tilla kritike.
Washingtoni duhet të angazhohet për të eliminuar përpjekjet e Kinës dhe Rusisë për të formuar sistemet globale të informacionit përmes propagandës dhe dezinformimit.
Shtetet e Bashkuara duhet të përqendrohen në përpjekje të tilla jashtë vendit dhe gjithashtu të forcojnë institucionet e tyre për demokracinë. Biden e di këtë dhe po përpiqet që vendi tij të jetë një model i qeverisjes në botë.(Suksesi i politikës së tij të jashtme dhe fati i demokracisë tani varet nga kjo. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al)