Si po përballen vendet europiane me rihapjen e shkollave?
Franca, Belgjika, Hollanda, Portugalia, Anglia, Polonia, Finlanda dhe Greqia kanë bërë tashmë eksperimente midis muajve maj dhe teksa për një kohë të shkurtër rihapën shkollat me prani të reduktuar studentësh. Në Gjermani, që nga 10 gushti, shkollat kanë filluar të rihapen në rajone të ndryshme, por gjithnjë me hapa të vegjël. Vetëm Spanja dhe Italia do të rinisin vitin e ri shkollor në shtator krejtësisht pa teste provë.
Leksione me numër të caktuar studentësh, me sallat e mbushura përgjysmë dhe gjithnjë me maska. Këto janë disa prej masave në universitetet italiane në rifillimin e vitit të ri akademik. Për të shkuar në leksione duhet bërë më parë prenotim në mënyrë që të mos kapërcehet numri i fiksuar. Kush nuk do të mund të jetë i pranishëm do ti ndjekë leksionet nga shtëpia.
Thuajse të gjithë fakultetet kanë përcaktuar tashmë edhe mënyrat e pritjes së studentëve me aplikacione, prenotime dhe turne për ndjekjen e leksioneve dhe me ndalimin e tubimeve në hapësirat e përbashkëta. Auditorët do të jenë të mbushur në masën 50 %.
Distancimi do të jetë një metër dhe çdo ditë, sallat do të dezinfektohen dhe ajrosen. Aplikacionet janë mënyra e preferuar e fakulteteve për të prenotuar vendin në sallën e leksioneve ndërkohë që maskat do të mbahen edhe gjatë leksionit.Vetëm profesori mund ta ulë maskën e tij gjatë shpjegimit. Do të përcaktohen trajektore të ndryshme për hyrjen dhe daljen nga Universitetet. Në çdo sallë do të ketë xhel dezinfektues.