Si qeverisin elitat e Ballkanit duke prodhuar skandale

Nga Jasmin Mujanovic

BIRN

Ka dy lloje skandalesh politike në Ballkanin Perëndimor. Të parat ekspozohen nga gazetarë inteligjentë, të cilët, duke rrezikuar jetën e tyre, hedhin dritë mbi vjedhjen dhe elitat që kanë dominuar postet më të larta të rajonit për dekada të tëra.

Skandalet e dyta prodhohen nga këto regjime të njëjta dhe nga daljet e tyre në shtypin tabloid dhe përdoren për ta shpërqendruar publikun nga e para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Le të marrim si shembull një rast të fundit. Më 8 nëntor, rrjeti i gazetarisë investigative të Serbisë, KRIK, zbuloi se Nenad Popoviç, një zyrtar i lartë në Partinë Progresive Serbe, SNS, drejtoi qeverinë dhe ministrin pa portofol përgjegjës për “inovacionin”, kishte fshehur miliona të tëra në llogari offshore në Bahamas. Pasuria e Popoviçit u zbulua të jetë e tillë saqë ai mund të jetë politikani më i pasur në të gjithë ish-Jugosllavinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ishte skandali i dytë i tillë që nga shtatori që tronditi qeverinë serbe. Javë më parë, KRIK raportoi se Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, me sa duket, kishte marrë më shumë 240,000 euro nga “tetoja e gruas së tij në Kanada” që nga viti 2011. Përpjekjet e mëvonshme të Vulinit për të shpjeguar origjinën e parave janë bërë thjesht më qesharake çdo orë që kalon.

Duke lënë mënjanë absurditetin, të dyja historitë përgënjeshtrojnë pretendimin e presidentit Aleksandër Vuçiç se Serbia ka një qeveri kombëtare të rinovuar, në frymën e pastrimit të establishmentit politik dhe administrativ nga mollët e kalbura dhe duke e përcaktuar vendin si një pretendent të padiskutueshëm rajonal për anëtarësimin në BE.

Në të vërtetë, siç tregojnë këto raporte dhe të tjera, qeveria e Beogradit është e mbushur me korrupsion dhe nepotizëm, tepër autoritare dhe ende e zhytur në ekstremizmin e viteve 1990.

Pas javësh të tëra me tituj gazetash që sa vinin e përkeqësoheshin, Vuçiç dhe aparatçikët e tij me sa duket vendosën se ishte koha për ta zhvendosur vëmendjen e publikut larg fakteve të tyre në rritje të sundimit të tyre hajdut.

Në vend që ta deklaronte qeverinë e tij përgjegjëse në lidhje me kriminalitetin e dukshëm brenda radhëve të saj, shtypi pro-qeveritar u kap me një intervistë të Bakir Izetbegoviçit, anëtari boshnjak i presidencës trepalëshe të Bosnjës, në të cilën ai deklaroi dëshirën e tij personale që Bosnja të njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Brenda pak orësh, intervista e Izetbegoviçit me Deutsche Welle ishte lajmi kryesor në çdo tabloid të madh në Serbi, ndërsa një valë gjysmë të vërtetash, keqinterpretimesh dhe lajmesh të fabrikuara vetë e larguan të gjithë vëmendjen nga Popoviçi, Vulini dhe milionat e tyre të zhdukura. I vetmi lajm i rëndësishëm ishte shovinizmi i Izetbegoviçit, i turmave të myslimanëve në portat e Novi Pazarit, i turqve që thurin komplote, i amerikanëve komplotues, i britaninikëve mashtrues dhe i të gjithë atyre që konspiruan për “të vjedhur” Kosovën e shenjtë nga nga gjiri i popullit serb.

Ekzagjerimi këtu është i qëllimshëm, por çuditërisht i ngjashëm me atë që në fakt zuri faqet e Informer, Kuriri dhe Telegraf, disa nga gazetat më të lexuara të vendit.

Brenda një dite, vetë Vuçiç ishte në pozitë për t’u shpjeguar. Ai shpjegoi se komentet e Izetbegoviçit ishin jo vetëm një skandal diplomatik, por edhe një tradhti e bujarisë së Serbisë ndaj Bosnjës,  për Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit të vitit 1995, ajo ishte dhe mbetej një “garantuese”.

Dhe këtu u plotësua e gjithë performanca. Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij e kishin ridrejtuar stuhinë e polemikave publike nga keqtrajtimi i tyre drejt një skandali të sajuar që kombinonte shumë mirë ankesat politike me trillimin e pastër politik.

Cirku i medias në Beograd, natyrisht, injoroi faktin që vërejtjet e Izetbegoviçit i bënin jehonë atyre të anëtarit kroat të presidencës së Bosnjës, Dragan Coviç, thuajse fjalë për fjalë.

Vetëm pak ditë më vonë, Coviç kishte thënë se për atë, njohja e Kosovës nga Bosnja “as që bëhej fjalë. Ishte thjesht çështje e një arritjeje konsensusi në lidhje me këtë.” Megjithatë, ajo intervistë nuk u transmetua në Serbi, edhe pse qëndrimet e të dy burrave në lidhje me këtë çështje janë përcaktuar prej vitesh – njësoj si ka qenë kundërshtimi i palëkundur ndaj njohjes së Kosovës nga palët serbe etnike të Bosnjës. Prandaj, siç sugjeroi Coviç, e gjithë çështja ishte e diskutueshme: pa marrëveshje trepalëshe, nuk mund të ndodhte asnjë njohje.

Përsa i takon idesë së Serbisë si “garantore” e Marrëveshjes së Dejtonit: siç Vuçiç e di mirë, Serbia nuk është një garantore, por një nënshkruaje e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Në vend që të jetë një arbitër neutral dhe e jashtme, nënshkrimi i Serbisë në marrëveshje është provë i rolit të Beogradit si një nga tre palët luftuese në luftën e Bosnjës së viteve 1992-1995. Si rezultat, teksti i Dejtonit përcakton qartë se Serbia e ka për detyrim të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjës. Ajo s’ka të drejtë të ndërhyjë, siç e bën shpesh qeveria e Vuçiçit, në çështjet e brendshme të Bosnjës.

Megjithatë, në shtatori dhe tetor, Vuçiç qëndroi krah për krah me Milorad Dodik, presidentin separatist të entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska, pasi kjo e fundit shprehu dëshirën e qeverisë së saj “të jetë një” me Serbinë, duke konspiruar në mënyrë aktive edhe me qeverinë në Beograd për të shkelur kontrollin e Bosnjës mbi kufirin e saj lindor.

Në të vërtetë, nëse dikush do të rishikonte të gjithë indeksin e mbështetjes së nënkuptuar dhe të qartë të Vuçiçit për sulmet dhe retorikën e Dodikut, ose akoma më keq, të sponsorizimit të Beogradit për qeverinë e Dodikut që shkon deri në kohën e administratës së Boris Tadiçit, do të humbej shumë kohë e çmuar për të kujtuar një kronikë hipokrizie.

Nëse një hipokrizi dhe dezinformim i tillë s’do të ishin rutinë, mund të ishte e neveritshme. Duke qenë se janë, familjariteti dhe transparenca cinike duhet të na bëjnë konfuz.

Sigurisht që Izetbegoviç s’është i pafajshëm në këtë gjë. Anëtari i presidencës boshnjake jo vetëm duhet të dijë më mirë sesa të ushqejë trollet politike të Serbisë, ai vetë nuk është i huaj për një manipulim të tillë. Si kreu i Partisë për Veprim Demokratik, SDA, padyshim sipërmarrja më e korruptuar dhe kriminale politike në vend, Izetbegoviç ka debatuar shpesh publikisht me Dodikun, Coviçin dhe me Vuçiçin që të shpërqendrojë publikun në Bosnje nga skandalet e panumërta të partisë së tij: qoftë ky arrestimi i zyrtarëve të rangut të lartë të SDA-së për shpërdorim detyre apo keqmenaxhimi i spitalit të përgjithshëm të Sarajevës nga gruaja e tij.

Pra, cili është skandali i vërtetë këtu? Vuçiç dhe Izetbegoviç me qëllim ose jo kanë nisur një debat gjysmë artificial në lidhje me zgjidhjen post-Jugosllave – nga Kosova te Marrëveshja e Dejtonit – dhe konsumuan të gjithë oksigjenin në dhomë gjatë këtij procesi.

Ndërkohë, Popoviç dhe Vulin po numërojnë milionat e tyre, drita e zbehtë dhe pulsuese e demokracisë e Serbisë zbehet nga dita në ditë, ndërkohë që në të gjithë Drinën në Sarajevën e udhëhequr nga SDA-ja, rrjeti i ujësjellësit është ende në gjendje të keqe, shërbimi shëndetësor i hairit është privilegj i pak njerëzve dhe punësimi mbetet një çështje ku duhet të paguash për të filluar punë.

Megjithatë, vetëm një grup i këtyre çështjeve do të ketë pasoja reale për qytetarët e Serbisë dhe Bosnjës. Vetëm në rast se këto do të arrinin të ishin të titujt kryesor të gazetave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?