Si të mos mjaftojë Covid! Japonia përfshihet nga përmbytje “apokaliptike”

Si të mos mjaftonin telashet me pandeminë e koronavirusit, jugu i Japonisë është përballur me reshje shiu të paprecedentë, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive e rrëshqitje dheu.

Të pakën 14 persona mendohet të kenë vdekur në një azil pleqsh në ishullin Kyushu. Dhjetëra mijëra vetëve nga ana tjetër i është kërkuar të braktisin shtëpitë e tyre teksa lumi Kuma në prefekturën Kumamoto ka dalë nga shtrati e është kthyer në kërcënim për komunitetet përreth.

Kryeministri Shinzo Abe ka urdhëruar dërgimin e 10.000 trupave në rajon pasi shërbimet e emergjencës atje nuk po i bëjnë dot ballë vetë situatës. Sipas Abes, shirat parashikohet të vazhdojnë të rrëmbyera edhe përgjatë ditës së diel ndërsa i nxiti njerëzit të tregojnë “ kujdes maksimal”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmitarë okularë treguan sesi vërshimi i ujërave ka marrë me vete pemë e shtëpi, ndërsa ajri ishte mbushur me erën e gazit të dalë nga tubacionet e dëmtuara. Agjencia vendase e Meteorologjisë tha se reshje të tilla shiu nuk ishin parë asnjëherë në rajon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?