Si u shpëtoi Fidel Castro 600 përpjekjeve të CIA-së për ta vrarë atë
Fidel Castro, ish-presidenti revolucionar i Kubës i cili u shpëtoi 600 tentimeve për ta vrarë atë, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.Lideri komunist udhëhoqi vendin e tij nga viti 1959 deri më 2008, duke kaluar shumicën e kohës së tij duke u ruajtur nga qeveria amerikane, e cila ia kishte lëshuar pas CIA-në.
Prej një puroje eksploduese dhe guaskave të detit e deri tek një stilograf helmues dhe një ekzekutimi në stilin mafioz, agjencia inteligjente amerikane bëri përpjekje të panumërta për ta vrarë Castron, transmeton Gazeta Express.Ish-presidenti kubanez kishte thënë: “Nëse mbijetesa nga përpjekjet për të më vrarë do të ishte një ngjarje Olimpike, unë do ta fitoja medaljen e artë”.
Thuhet se CIA kishte bërë 638 përpjekje për ta vrarë Castron. Komploti më dinak që CIA e kishte përdorur ishte kur kishte punësuar Marita Lorenz si spiune, për t’u bërë e dashura e tij dhe për t’i dhënë kapsula me helm.
Castro e kishte zbuluar se ajo ishte aty për ta vrarë atë, dhe iu kishte përgjigjur duke ia dhënë një armë asaj, dhe duke i thënë që ta qëllonte atë – gjë që ajo nuk kishte mundur ta bënte.Kur kjo dështoi, CIA planifikoi t’i jepte atij një kuti me puro të mbushura me LSD, kështu që lideri të qeshte dhe të vihej në siklet gjatë një interviste për një televizion.
Lideri i pavdekshëm ishte raportuar i vdekur dy herë përgjatë presidencës së tij, para se të dilte si i mbijetuar. CIA kishte zhvilluar marrëdhënie të çuditshme me Mafinë Kubaneze, të cilët ishin pajtuar që ta vrisnin Castron falas, por më pas lideri komunist i kishte dëbuar ata në SHBA.
Castro i kishte evituar kapsulat, të cilat do të duhej të futeshin në çokollatën e tij të preferuar, për shkak se ato kishin mbetur në ngrirësin në të cilin mbaheshin, i cili kishte shpërthyer kur ‘kamerieri’ shkoi për ta marrë helmin. Këtu CIA për pak e kishte vrarë atë.
Dokumentari britanik i vitit 2006, “638 Mënyrat për ta Vrarë Castron” citoi se ai është njeriu të cilin njerëzit janë përpjekur më së shumti për ta vrarë. Duke e festuar ditëlindjen e tij, Castro përshkroi mbijetesën e tij ndaj këtyre përpjekjeve si “teka të fatit” dhe se ai gjithmonë kishte qeshur me planet e presidentëve amerikanë.
Me njerëz të tjerë të panumërt që tentuan ta vrisnin atë, Fidel vendosi të mos e vriste veten me puro dhe i braktisi ato më 1985 dhe filloi të ushqehej në mënyrë të shëndetshme. Raul Castro, vëllai i tij më i madh, mori presidencën më 2006 në Kubë pasi Fidel u sëmur.
Sido që të jetë, i mirë apo i keq, Fidel Castro la gjurmë të jashtëzakonshme në historinë botërore (Express)