Sicilia, ndalesa e fundit e Trump në turin e parë jashtë vendit, merr pjesë në Samitin e G7
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin G7 në Sicili me liderët e vendeve me ekonominë më të zhvilluar në botë. Kjo do të jetë edhe ndalesa e fundit e Trumpit në turin e tij të parë jashtë vendit qëkur mori detyrën e Presidentit në Janar.
BBC njofton se pritet një debat i ashpër rreth disa çështjeve, përfshirë këtu tregtinë dhe ndryshimet klimatike. Mes shtatë vendeve pjesëmarrëse në samitin G7 përfshihen Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe SHBA-ja.
Ndërkohë ka edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian. Katër prej liderëve të këtyre vendeve duke përmendur Trumpin dhe Theresa May, është hera e parë që marrin pjesë në samitin G7.
Presidenti Donald Trump ka mbërritur në bazën ushtarake të Sigonella, në Sicili, për të marrë pjesë në G7 e Taormina.
Presidenti amerikan ka zbritur nga një Air Force One, duke mbajtur për dore bashkëshorten e tij Melania, që këtë herë, nuk e ka refuzuar, siç kishte bërë gjatë mbërritjes në Romë dhe në Izrael.
KOHA JONË SONDAZH

