Siguria në Evropë – Merkel i “shtrin dorën” Moskës?

Një arkitekturë e qëndrueshme e sigurisë evropiane mund të ndërtohet vetëm duke përfshirë Rusinë në proces, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit që të respektojë detyrimet e tij sipas marrëveshjeve të nënshkruara me Moskën.

Me gjithë tensionet aktuale midis Perëndimit dhe Moskës, “ne mund të krijojmë një rend të paqes evropiane vetëm me Rusinë”, tha kancelarja të shtunën në një deklaratë të botuar në faqen e qeverisë gjermane të cituar nga mediat ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo ka shtuar se në “fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë evropiane, ne duhet të bëjmë çmos për të përmirësuar kontaktin tonë me Rusinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Udhëheqësja gjermane vuri në dukje se ajo gjithmonë ka mbrojtur idenë e një “dialogu të hapur midis NATO-s dhe Rusisë” dhe “respektimin” e traktateve përkatëse pavarësisht dallimeve rreth krizës ukrainase.

Zbatimi i Marrëveshjeve të Minskut është një parakusht kryesor për përmirësimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Evropës. “Në qoftë se [zbatimi i Marrëveshjeve të Minskut] ishte i suksesshëm, do të kishim një pikë fillimi për një dialog edhe më intensiv,” tha Merkel.

Vendet perëndimore kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur Moskën për atë që ata e përshkruan si një dështim për të përmbushur detyrimet e saj sipas Marrëveshjeve të Minskut, duke justifikuar zgjatjen e sanksioneve.

Në korrik, Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel tha se sanksionet evropiane mbi Moskën nuk janë asgjë më shumë se një dëshirë “për të zgjidhur konfliktin në Ukrainën lindore” dhe arritjen e zbatimit të Marrëveshjes së Minskut.

Marrëveshjet e Minsk II, të hartuara nga Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania nën kujdesin e OSBE-së në vitin 2015, krijuan bazën për një armëpushim midis forcave të Kievit dhe rebelëve në Ukrainën lindore. Marrëveshjet përcaktuan më tej parimet për një zgjidhje paqësore të krizës ukrainase.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?