Simptomat e lehta, të moderuara dhe të rënda të Covid-19

Disa njerëz që preken nga Covid-19 përjetojnë një sëmundje të lehtë me pak simptoma ndërsa të tjerët mund të sëmuren rëndë. Ndërsa me siguri keni dëgjuar shumë për simptomat më të rënda, ju mund të pyesni se si është Covid-19 i butë ose i moderuar. Cilat janë simptomat tipike të Covid-19? Tre simptomat më të zakonshme të raportuara të Covid-19 janë: ethe, kollë dhe lodhje.

Disa nga simptomat e tjera të Covid-19 mund të përfshijnë:

-gulçim
-humbje e nuhatjes ose shijes
-dhimbje trupi
-dhimbje koke
-dhimbje e fytit
-rrjedhje nga hundët
-simptoma të problemeve me tretjen, si të vjella, të përziera, diarre

Në cilin rend tipik shfaqen simptomat? Renditja e simptomave mund të ndryshojë nga një person në tjetrin, por përgjithësisht shfaqen: ethe, kollë, të përziera ose të vjella dhe diarre.

Simptoma të lehta vs të moderuara vs të rënda

Ashpërsia e Covid-19 shpesh ndahet në tre kategori: i lehë, i moderuar dhe i rëndë. Por çfarë nënkuptojnë në të vërtetë këto terma?

Sëmundje e lehtë: Personi ka ndonjë nga simptomat, përveç gulçimit dhe vështirësisë në frymëmarrje.

Sëmundje e moderuar: Personi mund të ketë sëmundje të frymëmarrjes, siç është pneumonia. Nivelet e oksigjenit në gjak mbeten 94% ose më shumë.

Sëmundje e rëndë: Personi ka nivele oksigjeni në gjak që janë më pak se 94%, një ritëm të lartë të frymëmarrjes dhe shenja të sëmundjes së rëndë të mushkërive.

SHKARKO APP