Singapor – Përplasen 2 anije, zhduken 5 marinarë
Pesë marinarë janë zdukur pasu dy anije u përplasën në ujërat jashtë Singaporit. Përplasja ndodhi midis një anije cisterne indoneziane dhe një anije dominikane në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (13 shtator), rreth 1.7 milje detare në jug-perëndim të Ishullit të Motrave.
Një bordin e anijes dominikane ishin 12 marinarësh, 11 shtetas kinezë dhe një malajzian. Shtatë nga shtetasit kinezë janë shpëtuar dhe u dërguan në spital ndërsa 5 prej tyre rezultojnë të humbur.
Ndërsa 26 anëtarët e ekuipazhit të anijes indoneziane nuk janë plagosur. Anija dominikane u përmbyt pjesërisht ndërsa anija cisternë u dëmtua vetëm në njërën anë, tha Autoriteti Portual Detar i Singaporit raporton BBC.
Autoritetet po por kyejnë operacion kërkim-shpëtimi me një helikopter dhe anije.
Aksidenti ka ndodhur në më pak se një muaj kur një anije amerikane u përplas me një anije cisternë në afërsi të Singaporit duke lënë të vdekur 10 anëtarë të ekuipazhit të SHBA.
KOHA JONË SONDAZH

