FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sinjalet pozitive të kancelares gjermane për bisedimet e Brexit-it

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një takim të nivelit të lartë të BE-së, ka mbështetur dukshëm kryeministren, Theresa May, dhe ka thënë se, bisedimet për Brexit po shkonin përpara dhe se nuk ka gjasa të ndërpriten.

“Ndryshe nga siç është paraqitur në shtypin britanik, përshtypja ime është që këto bisedime po ecin përpara hap pas hapi”, tha Merkel në një konferencë ,duke hedhur poshtë sugjerimet “absurde”, siç tha ajo, që bisedimet duhet të ndërpriten.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se nëse jemi të gjithë të fokusuar … mund të kemi rezultate më të mira. Nga ana ime nuk ka indikacione se këto bisedime nuk do të jenë të suksesshme”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkimi Evropian, po kërkon një përkushtim të qartë të Britanisë ndaj obligimeve financire për dalje nga Bashkimi Evropian./REL/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?