Sipërmarrësi shqiptar i ndërtimit në Itali akuzohet për mashtrime të rënda fiskale

Policia financiare e qytetit të Breshës ka ekzekutuar sot operacionin “Offshore”, i cili ka çuar në urdhër arrestimin e dy sipërmarrëve ndërtimi, shqiptarin me iniciale A.D, 47 vjeç, si edhe shtetasin italian me iniciale M.M., 63 vjec banues.

Dy sipërmarrësit akuzohen për mashtrim të rëndë fiskal, deklarim fallso të llogarive të kontabilitetit financiar e kompensim të paligjshëm të taksave tatimore.

Mashtrimi fiskal ndaj shtetit italian kapërcen vlerën e 23 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj sipërrmarrësit shqiptar A.D., banues në komunën Trenzano, është lëshuar urdhëri i arrestimit shtëpiak ndërsa ndaj sipërrmarrësit italian M.M., banues në Rovato, urdhëri i arrrestimit me burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetimet e operacionit “Offshore” të nisura më vitin 2015 kanë verifkuar se dy sipërmarrësit administronin disa shoqëri ndërtimi e përgjatë katërvjeçarit 2011-2014 kishin punësuar rreth 3000 punëtorë. Gjatë aktivitetit të tyre dy sipërmarrësit nuk kanë prezantuar deklarimet e detyrueshme fiskale, fakt që i ka sjellë një përfitim prej më shumë se 14 milionë euro.

Gjithashtu dy sipërmarrrësit nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre, si dhe kanë fallsifikuar dokumentacionin për të përfituar nga Institutet e Kreditimit kompemsime të taksave tatimore.

Shuma e përgjithshme e këtij mashtrimi fiskal kapërcen vlerën e 23 milionë euro.

Policia financiare e Breshës me urdhër të Prokurirsë i ka sekuestruar dy sipërmarrësve burime financiare në vlerë 20 milionë euro, 3 pasuri të patundshme si dhe llogari bankare në vlerë 27 mijë euro.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?