FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Siri, shpërthen poliomieliti tek fëmijët

Rreth 17 fëmijë janë paralizuar pas shpërthimit të poliomielitit në Siri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO).

Dy raste të sëmundjes u raportuan në Mayadin në Deir al-Zour në Sirinë lindore më parë këtë muaj. Që atëherë, 14 raste të reja janë konfirmuar në zonë me një rast tjetër të konfirmuar në Raqqa, një zonë e kontrolluar nga Shteti Islamik.

Zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasareviç, tha se 17 fëmijët filluan të shfaqnin simptoma në fillim të 3 marsit, por testet vetëm kohët e fundit konfirmuan praninë e poliomielitit “të vaksinuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo, tha Jasareviç, tregon se ka pasur nën-imunizim në zonën Mayadin.

Swiss Digital Mobile Reklama

OBSH planifikon të vaksinojë 90,000 fëmijë nën pesë vjeç në zonë, së bashku me 320,000 fëmijë të tjerë në pjesë të tjera të Deir al-Zour.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?