Siria konfirmon rastin e parë me Covid-19

Siria ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë Nizar al-Jeziji tha për mediat shtetërore se pacientja ishte një 20-vjeçare dhe se ishin marrë masat e nevojshme.

Ai tha se vajza do të karantinohej për 14 ditë dhe do të merreshin kontrolle mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka patur raporte të pakonfirmuara në javët e fundit të rasteve të koronavirusit në Siri, sistemi shëndetësor i të cilit, strehimi dhe infrastruktura janë shkatërruar prej 9 vitesh nga lufta civile, por autoritetet kanë mohuar çdo rast të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?