Siriani që nuk jeton, por që preku zemrat tona. Video-ja bëhet virale në botë

Pas rrëzimit të Presidentit Assad, bota po njihet me dëshmi rrënqethëse. Rasti i Mazen al-Hamad i ka prekur të gjithë. Në videot virale të tij, sheh pafund komente të njerëzve nga çdo cep i botës. Një djalë i ri me lot në sy që flet për mënyrën si është torturuar. Ai ka ndërruar jetë, ndërsa intervista që po shfaqet kudo në rrjet është regjistruar në vitin 2016.

Aktivisti u gjet i vdekur në burgun famëkeq Saydnaya të Damaskut në fillim të këtij muaji. Me qindra njerëz u mblodhën në Damask për funeralin e tij, ku e cilësuan “martir të lirisë e revolucionit”. Al-Hamada u arrestua për herë të parë në vitin 2011 pasi organizoi një tubim pro-demokratik në kuadër të Pranverës Arabe, kohë kur dokumentoi represionin ekstrem të qeverisë siriane.

Edhe një herë, ai pati mundësinë t’u tregonte njerëzve “horrorin” që kishte përjetuar e masakrat që i kishin parë sytë. Madje udhëtoi edhe drejt Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në takime ku do “hapte zemrën”, jo vetëm për të hequr pak nga traumat që i ishin shkaktuar, por edhe për të kërkuar drejtësi.

Rikthimi e çoi sërish në duart e regjimit. Përveçse u torturua në mënyrë çnjerëzore, e kërcënuan me familjen e tij. Ai i kushtoi jetën e tij luftës ndaj regjimit të Bashar al-Assad, por nuk mbijetoi dot për ta parë “fitoren”. Al-Hamada është kthyer në simbol rezistence e shprese për popullin e Sirisë.

Horrors of Syria’s notorious prisons | Episode 2: The case of Mazen al Hamada

SHKARKO APP