Situata e rëndë me Covid-19, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Madridi është kthyer në epiqendrën e virusit në Spanjë, vend i cili numëron 870 mijë raste të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë. Ndaj dhe qeveria spanjolle ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid dhe zonat përreth për të luftuar rritjen e rasteve të reja me Covid-19.
Vendimi vjen pasi Gjykata e Lartë e Madridit refuzoi masat e reja që u morën për rajonin nga qeveria qendrore, ku përfshihej dhe një mbyllje e pjesshme e Madridit.
Qeveria e vendit tha të enjten në mbrëmje se kryeministri Pedro Sánchez kishte biseduar me presidentet e komunitetit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, të cilës i kishte dhënë një ultimatum. Raportohet se Sánchez i ka thënë Ayusos se nëse do të vendoste masat kufizuese, atëherë qeveria do të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.
Gjendja e jashtëzakonshme i jep qeverisë më shumë pushtet në kohë krizash për të kufizuar në mënyrë të përkohshme liritë kushtetuese të qytetarëve. Do të kufizohet liria e lëvizjes përmes një perimetri të caktuar në disa prej zonave më të prekura në Madrid. Restorantet duhet të mbyllen në 11 të darkës ndërsa dyqanet në orën 10 dhe bizneseve iu është thënë të reduktojnë kapacitetet e tyre në 50 për qind.