Situata e rëndë në Europë nga Covid-19, Spanja drejt masave drastike
Vrulli i Covid-19 në Europë nuk po frenohet. Në vetëm 3 ditët e fundit, Spanja ka regjistruar 20 mijë raste të reja, për një total prej më shumë se 400 mijë të prekurish.
Përhapja e shpejtë e Covid-19 frikëson edhe Gjermaninë. Qeveria e Berlinit vendosi rajonin e Prisit dhe disa të tjerë në jugun e Francës në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë dhe u kërkoi gjermanëve që të shmangin udhëtimet drejt këtyre zonave.
Presidenti, Emmanuel Macron, mbajti një mbledhje të këshillit të mbrojtjes ku diskutoi për rritjen e nivelit të qarkullimit të virusit në popullatë. Zyrtarët e Shëndetësisë e informuan atë se shkaku kryesor janë të rinjtë që nuk respektojnë shumë nga udhëzimet në fuqi si mbajtja e maskës dhe distancimi social.