Situata në Afganistan, Blinken do të dëshmojë në Kongres

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka pranuar të dëshmojë javën e ardhshme para një komisioni të Kongresit lidhur me tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Afganistani në fund të luftës dy-dekadëshe, më e gjata në historinë e Shteteve të Bashkuara.

”Zëri i Amerikës”, raporton se ligjvënësit republikanë të opozitës dhe disa demokratë të partisë së Presidentit Joe Biden kanë kritikuar ashpër mënyrën se si u zhvillua tërheqja e trupave, shtetasve amerikanë dhe mijëra afganëve që punuan për forcat amerikane, si përkthyes dhe këshilltarë gjatë luftës.

Kritikat ishin veçanërisht të forta pas sulmit vetëvrasës në aeroportin e Kabulit që la të vrarë 13 ushtarë amerikanë në ditët e fundit të tërheqjes, ku dega e Shtetit Islamik në Afganistan mori përgjegjësinë për sulmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Antony Blinken pranoi të dëshmojë para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë të martën e ardhshme, por ka gjasa që komisione të tjera të hapin hetime mbi tërheqjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?