Situata në përmirësim në Britani, 450 viktima në 24 orët e fundit
Britania shënoi sot një ditë pozitive në lidhje me numrin e vdekjeve dhe të të infektuarve nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit u shënuan 450 viktima ku në total janë 14,829 të vdekur.
Ky është bilanci më i ulët që prej datës 6 prill në vendin ishullor.
Në Angli u shënuan 429 viktima, 12 në Skoci dhe 9 në Uells. Ndërsa Irlanda e Veriut nuk e ka publikuar ende bilancin ditor.
Ndërsa numri i të infektuarve në të gjithë territorin ka shkuar mbi 120 mijë.
Ka pasur dhe përplasje mes qeverisë dhe ekspertëve e shkencëtarëve. Këta të fundit shprehen se piku i pandemisë ka kaluar që në fund të marsit.
“Masat e rrepta që janë ende në zbatim duhet që të fillojnë të lirohen” – shprehen ata.