Situata në veri, Vuçiç flet me Lajçakun: I thash t’i frenojë ose do t’i frenojmë ne
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tregon se ka biseduar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai thotë se i ka thënë Lajçakut që të frenojë palën kosovare, e nëse nuk është në gjendje të bëjë këtë, atëherë do t’i frenojë vet.
“Më thanë se jemi duke punuar dhe më pas i bënë ata të tërhiqen. Sidoqoftë, duhet të keni parasysh, sipas intelegjencës sonë, se për atë që bënë sot, ata kishin mbështetjen e së paku një shteti, dhe ky nuk është një vend i BE-së së sotme”, tha Vuçiç.
Po ashtu për mediat ai ka thënë se Kosova ka përkrahjen e gjithë QUINT-it. “SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, të gjithë QUINT-it, duhet të kuptoni të gjithë, se nuk do të heqin dorë nga Kosova e pavarur. Asnjë zgjidhje për Kosovën nuk është e mirë. Sot në veri të Kosovës kemi paga më të mëdha se në Rashkë, gjithçka mendoj njëjtë si ju, çdo rresht, por pyetja është se cili do të ishte reagimi ynë më i mirë”.