Situata në Veriun e Kosovës, deputeti gjerman: Putini sigurisht që është i përfshirë

Deputeti i Bundestagut gjerman, Andreas Schwarz ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Në platformën “X” ai ka shkruar se ajo që po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.

“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet. Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani ka diplomaci!”, shtoi deputeti gjerman, që vjen nga SPD, partia e kancelarit Olaf Scholz.

 

SHKARKO APP