Situata problematike me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut e shtyn datën e vitit të ri shkollor

Viti i ri shkollor nuk do të fillojë, si zakonisht, më 1 shtator, por kësaj radhe do të shtyhet për më 1 tetor. Situata me numrat e të infektuarve me koronavirus vazhdon të jetë problematike.

Lajmin e ka bërë të ditur vet mandatari për kryeministër Zoran Zaev. Ai gjithashtu ka pohuar se fillimi i vitit të ri shkollor kërkon ndryshime në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm në përputhje me protokollet për modelet mësimore në kushte të pandemisë, të cilat duhet të miratohen në Kuvend.

“Qytetarët duhet ta dinë ose tashmë kanë dëgjuar se fillimi i vitit shkollor do të jetë në 1 Tetor, do të filloj më selektimin e një pjesë të fëmijëve të cilët duhet t’i edukojmë ndërsa ata janë nxënësit e klasave të para. Sigurisht, mësimi online do të jetë koncept për të gjithë duke bërë vlerësime në çdo komunë ndaras. Këtë e them që ta dinë qytetarët se kemi plan të përgatitur me të gjitha analizat dhe përvojat që të mund të rrjedh procesi arsimor i fëmijëve ndërsa të ruajmë shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre”- deklaroi Zaev.

 

SHKARKO APP