S’ka karantinë, fluks emigrantësh nga Turqia drejt Greqisë (FOTO)
Në këtë kohë të pandemisë, ku lëvizjet janë kufizuar, emigrantët që vijnë nga vendet e Lindjes nuk ndalojë së kërkuari Europën. Disa pamje satelitore të publikuara së fundmi hedhin dyshimet se autoritetet turke janë duke u përgatitur të hapin një kamp refugjatësh, të cilët me shumë mundësi do të përpiqen që të kalojnë për në vend e BE-së, me destinacionin e parë Greqinë.
Pas marrjes së këtyre informacioneve autoritetet greke rritën masat e sigurisë në kufi, nga ajri dhe patrullimet detare për të parandaluar këtë fluks migrator. Në fotot satelitore brenda territorit turk, shihen azilkërkuesit që zhvendosen drejt zonave bregdetare, nga ku, me ndihmën e trafikantëve,do të kalojnë në Greqi përmes varkave.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas deklaroi se është marrë informacioni për këto lëvizje të emigrantëve dhe se autoritetet janë të vendosura të ruajnë integritetin e vendit.