S’ka lotari! Trump tregon se si mund të shkoni në Amerikë

Presidenti amerikan Donald Trump, thotë se lotaria do marrë fund dhe se të gjithë ata që duan të shkojnë në Amerikë, mund të shkojnë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën.

”Si president, dua që njerëzit të cilët duan vijnë në vendin tone, të na ndihmojnë të bëhemi të fuqishëm e të mëdhenj të vijnë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën. Jo me Lotari, Amerika vjen e para”,-lexohet në mesazhin e Trump në Twitter.

Në bazë të ligjit amerikan, çdo vit pranohen 85.000 qytetarë emigrantë që përzgjidhen nga lotaritë e ambasadave amerikane në vende si Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në nëntor, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që do e bëjë shumë të vështirë për kompanitë amerikane që të punësojnë njerëz nga vende të tjera, që punojnë me më pak lekë se amerikanët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Urdhri i ri i firmosur nga Trump quhet “Bli Amerikan, punëso amerikan”, ai ka thënë se është vetëm fillimi i një fushate që do të sjellë më shumë punë, ku prioritet do kenë qytetarët amerikanë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?