FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

S’ka më divorc vetëm me fjalë

Gjykata e Lartë në Indi e ka shpallur praktikën e divorcit të menjëhershëm në Islam si antikushtetues, duke shënuar një fitore të rëndësishme për aktivistët e të drejtave të grave. Gjykata e quajti praktikën antiislamike në vendimin e saj. India është një nga disa vende, ku një burrë mysliman mund të divorcohet nga gruaja e tij brenda pak minutash, duke e thënë fjalën “Talaq” divorc, tri herë radhazi.

Vendimi historik i gjykatës vjen si reagim ndaj peticioneve, që sfidonin praktikën e quajtur “Talaqi i trefishtë”. Rasti u paraqit në gjykatë nga 5 gra myslimane, që ishin divorcuar në këtë mënyrë, të mbështetura nga dy grupe aktivistësh.

Vendimi është konsideruar nga këta të fundit si një fitore historike. Ka pasur raste, në të cilat burrat myslimanë në Indi janë divorcuar nga bashkëshortet e tyre duke shfrytëzuar të ashtuquajturin “Talaq të trefishtë”, përmes një letre, në telefon, apo edhe me mesazh SMS, në “WhatsApp” apo “Skype”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër rastesh të tilla kanë dalë nëpër gjykata, ndërsa gratë luftonin zakonin. Divorci në këtë mënyrë nuk përmendet në ligjin islamik të sheriatit apo në Kuran, edhe pse praktika ka ekzistuar prej dekadash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studiuesit islamikë thonë se Kurani e përcakton qartë problemin e divorcit: procesi duhet të zgjasë 3 muaj, gjë që i jep çiftit kohë për reflektim dhe pajtim. Shumë vende islamike, përfshirë Pakistanin dhe Bangladeshin, e kanë ndaluar praktikën, por zakoni mbetej i pranishëm në Indi, vend ky që nuk ka një set uniform ligjesh për martesën dhe divorcin, që aplikohen për çdo qytetar./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?