S’ka qetësi për Francën/ Gruaja kërcënon se do të hidhet në erë në stacionin e Lyonit

Franca nuk gjen qetësi nga kërcënimet terroriste. Në mesin e tensioneve pas vrasjes së mësuesit në Paris, pasditen e sotme stacioni Lyon Par-Dieu u evakuua pasi një grua kërcënoi të hidhte në erë veten.

Kjo u raportua nga disa media franceze, sipas të cilave gruaja bërtiti “Allah Akbar”.

Policia dhe skuadrat anti-eksploziv kanë ndërhyrë në zonë ndërsa është ndërprerë lëvizja e trenave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raporteve nga e përditshmja Le Progrès, një alarm për bombë u dha rreth orës 14:27 pasdite, kur një grua, e cila kishte disa çanta të dyshimta me vete, kërcënoi të hidhej në erë me thirrjen e “Allah Akbar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orën 15:00 ndërhyri brigada antikriminale e Raid dhe njësia e skuadrës së bombave.

Gruaja u izolua në një pistë dhe po bëhen kontrolle për të parë nëse ajo ka eksploziv me vete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?