S’ka transgjinorë në ushtri, Trump merr…
Presidenti Donald Trump firmosi të premten urdhrin që ndalon trupat transgjinore, të cilët kanë nevojë për operacione apo trajtime të konsiderueshme mjekësore, të shërbejnë në ushtri, me përjashtim të disa rasteve specifike.
Memorandumi, që mori edhe dënimin e shpejtë të grupeve të të drejtave të njeriut, thekson se, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes apo zyrtarë të ndonjë krahu tjetër ekzekutiv do të mund të kenë liri veprimi në implementimin e kësaj politike, “personat me një histori apo diagnoza të disforisë gjinore, përfshi këtu edhe individët për të cilët politikat shtetërore mund të kërkojnë edhe trajtim thelbësor mjekësor, si operacionet, do të jenë të skualifikuar nga shërbimi ushtarak, me përjashtim të disa rasteve në rrethana rreptësisht të kufizuara”.
Vendimi vjen pasi një sërë zyrtarësh të lartë ushtarakë vitin e kaluar, përfshi edhe pjesën më të madhe të anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, dolën hapur në mbrojtje të mijëra trupave transgjinore që besohet se shërbejnë aktualisht në ushtri.
KOHA JONË SONDAZH

