S’ka vaksinë, Australia ”mbyllet” për 12 muaj
Edhe pse ka shumë pak viktima dhe të prekur, Australia mund të kufizohet deri në një vit, për shkak të virusit. Numri i viktimave ka qenë vetëm 63, ndërsa të infektuarit kanë shkuar në 6.500. Kjo për shkak të masave të rrepta që ka marrë qeveria.
Kufijtë janë mbyllur, restorantet, baret dhe bizneset e tjera jo thelbësore, janë të mbyllura gjithashtu. Tubimet mes dy apo më shumë peronave janë të ndaluara nën kërcënimin e gjobave madje edhe burgut. Kryeministri Scott Morrison, thotë se disa masa, si distancimi social prej së paku 1.5 metra larg njëri-tjetrit, do të qëndrojë për disa muaj ose një vit.
Duke pasur parasysh se deri më tani nuk kemi një vaksinë për këtë virus. Ky vendim është kundërshtuar nga shumë shtete në Australi. Viktoria, shteti i dytë më i populluar i kontinentit, hapi shkollat vetëm për tre përqind të fëmijëve, ndërsa pjesa tjetër e tyre vijojnë të qëndrojnë në shtëpi.