Skandal, festa e diplomatëve shndërrohet në orgji
Një festë me drogë, alkool dhe seks u organizua në një lokal në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, besnik i kryeministrit Viktor Orban, i cili konfirmoi praninë e tij.
Natën midis 27 dhe 28 Nëntorit, një festë e ndaluar, e bazuar në drogë, alkool dhe seks u organizua në Bruksel, pavarësisht bllokimit. Kjo u raportua nga policia belge, duke deklaruar se festa, e cila u zhvillua në një lokal përfundoi në orgji.
Mes pjesëmarrësve, disa prej tyre diplomatë dhe zyrtarë të Komisionit të BE-së, është edhe eurodeputeti Jozsef Szajer, një nga themeluesit e partisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Ishte vetë Szajer ai që doli dhe konfirmoi praninë e tij, pasi zërat për përfshirjen e tij filluan të qarkullonin në mediat hungareze. “Unë isha i pranishëm”, pranoi ai, duke nënvizuar se nuk e përdori drogën e gjetur në dhomë.