Skandal, kampioni i botës zhvishet nudo gjatë peshimit
Dy boskierët e famshëm, Billy Joe Saunders dhe David Lemieux janë detyruar që të zhvishen nudo gjatë peshimit, përpara ndeshjes që do të zhvillonin kundër njëri-tjetrit në WBO.
Ai që u peshua i pari ishte ish-kamponi Lemieux. Që të arrinte peshën ideale ai hoqi edhe mbathjet. Kjo shkaktoi mjaft polemika dhe tensione në sallë, sidomos dy boksierëve.
Trajneri i Saunders pretendoi se kanadezi ishte mbi limitin e peshës 72 kg.
Por ndërsa Lemieux largohej i kënaqur me arritjen e peshës ka ardhur reagimi i kundërshtarit të tij.
Saunders u zhvesh nudo gjithashtu por i pambuluar nga çarçafi, duke shkaktuar tensione të tjera në sallë.


KOHA JONË SONDAZH

