Skandali i vezëve të infektuara në Itali

Nga verifikimi i orëve të fundit nga policia e Viterbos dhe Ankonës në Itali ka sekuestruar një sasi të madhe vezësh të infektuara me insekticidin fipronil. Në total janë sekuestruar 60 mijë vezë për konsum, 32 mijë si ushqime për kafshët, tre pulari me 27 mijë pula dhe një qendër paketimi vezësh.

Shefi i policisë, Adelmo Lusi është shprehur se në Viterbo janë sekuestruar më shumë se 53 mijë vezë për konsum nga qytetarët, rreth 32 tonë ushqim për kafshët dhe 15 mijë pula: ndërsa në Ancona 6 000 vezë dhe 12 000 pula.

Autoritetet ushqimore janë duke vlerësuar për një denoncim penal kundrejt pronarëve të pularive. Gjithashtu ndaj pronarëve mund të ketë dhe denoncim administrativ, i cili mund të sjellë edhe mbylljen e biznesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po heton mbi për shkaqet e infektimit të vezëve me insekticid. Mendohet se infektimi ka ardhur prej ushqimeve që janë përdorur në pulari, konkretisht drithërave. Për të shmangur infektimet e tjera, autoritet po mendojnë për dizinfektimin të vendit, në momentin e largimit të kafshëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia italiane ka bërë 253 kontrolle në pulari, qendra të shpërndarjes së vezëve, në kompani dhe laboratorët që prodhojnë ëmbëlsirat, salcat dhe brumërat me përmbajtje veze. Për hetimet e mëtejshme, autoritet italiane janë në pritje të rezultateve të 107 kampioneve të dërguar në laboratorin shtetëror në Teramo dhe Romë.

Përktheu: Linda  Noka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?