FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandali me mishin e pulës, punëtorët ndryshojnë datat e skadencës

Mishi i pulës ka një përdorim të gjerë, jo vetëm në shtëpi, por edhe në restorante apo fast-food-e.

Me anë të një kamere të fshehtë është zbuluar një ndër skandalet më të mëdha në një prej fabrikave më të mëdha të mishit të pulës në Britaninë e Madhe.

Në pamjet e publikuara nga “Daily Mail”, duken punëtorët të cilët ndryshojnë datat e skadencës së mishit të pulës duke u kthyer në një kërcënim serioz për konsumatorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pulë e rënë në dysheme rivendoset sërish në kutitë përkatëse pa u pastruar, ndërsa pulat e mbetura nga supermarketet dhe të kthyera nga qendrat e shpërndarjes i ri-paketuan me mishin e freskët dhe u dërguan përsëri për tregtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kodet në arkë të mishit gjithashtu u ndryshuan. Kjo kompani shpërndan një të tretën e mishit të pulës në Britani të Madhe.

Një gazetar i fshehtë mblodhi prova gjatë punës në fabrikë për 12 ditë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?