Skandali me pensionet e “arta” të BE, Juncker e Mogherini mbi 20 mijë euro në muaj
“Pensione të arta për Juncker dhe njerëzit e tij”. Gazeta italiane “Il fatto quatidiano” ka zbuluar dokumentin e Komisionit Europian, ku janë përcaktuar pensione të larta për zyrtarët e lartë të saj, nënshkruar nga Andrea Valdambrini. Sipas llogaritjeve, Jean Claude Juncker, duhet të marrë një çek jo më pak se 22 mijë euro (duke llogaritur vetëm pensionin e BE-së).
Sipas këtyre të dhënave, Juncker do të përfitojë një pension 22 mijë euro në muaj nga 27 mijë euro që ishte paga e tij në këtë detyrë.
Gjithashtu parashikohen edhe shpërblime një vjeçare deri në 65% të pagës aktuale të tyre.
Sipas mediave italiane, nuk mbetet pas as Federica Mogherini, e cila do të ketë një pension me 20 mijë euro në muaj, vetëm 2 mijë euro më pak sesa paga aktuale e saj.
Të dhënat kanë dalë nga hetimet e kryera nga media italiane “Il fatto quotidiano” e cila e ka cilësuar si një skandal të Brukselit.
Sipas këtyre të dhënave, edhe për 21 komisionerët europianë në ikje, që janë paguar me të paktën 22 mijë euro rrogë mujore është parashikuar të përfitojnë të paktën një pension mujor prej 18 mijë eurosh.
Burimi: Il Fatto Quotidiano.it
/M.Noka-Koha Jone/