Skandali me të dashurën në Ministrinë e Kulturës, pranohet dorëheqja e ministrit

Presidenti italian Sergio Mattarella, priti këtë të premte në Pallatin Quirinale Presidenten e Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni. Presidenti nënshkroi dekretin me të cilin me propozimin e Presidentit të Këshillit të Ministrave u pranua dorëheqja e ofruar nga Dr. Gennaro Sangiuliano nga posti i ministrit të Kulturës.

Me të njëjtin dekret, me propozim të kryeministrit, Ministër i Kulturës u emërua Alessandro Giuli. Ceremonia e betimit të ministrit të ri do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Quirinale në orën 19.00.

Gennaro Sangiuliano në fakt kishte dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme në një letër drejtuar kryeministrit Giorgia Melonit. ”Puna nuk mund të njolloset nga thashethemet. Jam krenar për rezultatet e arritura dhe për politikat kulturore. Faleminderit që më mbrojtët me vendosmëri dhe për dashurinë tuaj. Do të marr masa ndaj atyre që kanë publikuar lajme të rreme”,-shkruan eksponenti i Fratelli d’Italia.

SHKARKO APP