Skandali seksual/ Bill Clinton rrëfen pse kryente marrëdhënie me Monica Lewinsky-n

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, flet për herë të parë për skandalin seksual me ish-praktikanten e “Shtëpisë së Bardhë” Monica Lewinsky, në një dokumentar të quajtur “Hillary”, që i kushtohet bashkëshortes së tij Hillary Clinton.

Nga ana tjetër, ai thotë se lidhja e tij me Lewinsky-n ishte një nga gjërat që bëri për të menaxhuar ankthet e tij. Bill zbulon se në kohën kur ai u takua me praktikanten brune presioni i punës e bëri të ndihej si një boksier, i cili kishte bërë 30 raunde dhe ai e pa Lewinsky-n si ”diçka që do t’ia heqë mendjen për pak kohë”.

Ai i kërkon shpesh falje në dokumentar Lewinsky-t dhe thotë se u ndje tmerrësisht keq që jeta e saj ishte përcaktuar nga lidhja e tyre. Bill thotë se në momente të atilla, kur gjërat nuk janë normale, duhet ta përcaktosh normale, duke iu drejtuar ish-praktikantes se duhet të vazhdojë të ecë përpara.

Skandali desh e çoi në shkarkimin e tij si president në 1998-n, por i mbijetoi gjyqit të Senatit. Ata nisën një lidhje në nëntor të 1995-s, kur Bill ishte 49 vjeç dhe Monica vetëm 22 vjeçe. Lidhja e tyre sipas kësaj të fundit përfundoi në mars të 1997-s. Ajo ka thënë se kanë kryer vetëm 9 herë marrëdhënie seksuale.

SHKARKO APP