Skandali seksual/ Jep dorëheqjen sekretari britanik i Mbrojtjes

Sekretari britanik i Mbrojtjes Michael Fallon paraqiti dorëheqjen një ditë më parë, duke argumentuar se sjellja e tij nuk ka qenë në nivelin e duhur të kërkuar nga pozicioni i tij.
Dorëheqja e Fallon është e para pas skandalit të ngacmimeve seksuale që ka kapluar parlamentin britanik.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Sir Michael u shpreh se një sërë pretendimesh dhe akuzash ndaj tij dhe deputetëve të tjerë, janë të rreme. Por Fallon shtoi se ai e pranon që në të kaluarën nuk i është përmbajtur standardeve të larta të kërkuara. Sipas tij, ajo çfarë ishte e pranueshme 10 ose 15 vite më parë, nuk është më e pranueshme në ditët e sotme.

Kryeministrja Theresa May pritet të emërojë një sekretar të ri në vend të Fallon, ndërkohë që shumica e saj në parlament pëson një tjetër humbje të madhe, në momentin kur ajo përpiqet të kapërcejë bllokimin në bisedimet për largimin nga Bashkimi Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, në përgjigje të pretendimeve për ngacmime seksuale brenda parlamentit britanik, zonja May i ka kërkuar të gjithë liderëve të partive të reagojnë në mënyrë serioze ndaj kësaj situate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?