Skandali seksual trondit Greqinë, murgu abuzon me 7 të mitur, fëmijët rrëfejnë tmerrin: Ndodhte çdo ditë!

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga mediet greke. Një murg francez ka abuzuar seksualisht me 7 fëmijë të mitur.

Murgut i ishte besuar kujdesi dhe mbrojtja e 7 emigrantëve të mitur nga Pakistani, por siç raportojnë mediet fqinje, ai ka abuzuar me ta.

Vetë fëmijët kanë thënë se abuzimi nga murgu ishte i përditshëm, duke shtuar se kishin zgjedhur të heshtnin nga frika se mos mbeteshin në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e saj, Gjykata e Selanikut e ka dënuar abuzuesin me 6 vite burg për abuzim me të mitur dhe mbi 14 vite për ngacmim të vazhdueshëm seksual dhe posedim të lëndëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?