S’kanë të ndalur prangosjet/Mbështetësit e Gylen-it, valë e madhe arrestimesh

Një tjetër valë arrestimesh po ndodh në Turqi. Disa qindra vetë janë arrestuar nën akuzën se janë të lidhur me lëvizjen Gylen dhe se janë përfshirë në grushtin e dështuar ushtarak në vitin 2016.

Policia turke ka nisur një operacion në shkallë të gjerë e nga sa raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, dy ditët e fundit në 22 provincat turke kanë përfunduar në pranga më shumë se 400 kundërshtarë të qeverisë. Bastisjet policore u përqëndruan në metropolet e Stambollit, Ankarasë dhe Izmirit dhe të provincës Qendrore të Anadollit, Konya.

Sipas njoftimeve të mediave në mesin e të arrestuarve ka ushtarakë, mjekë dhe mësues. Përveç tyre janë ndaluar edhe pjesëtarë të Forcave Ajrore dhe të forcave të tjera të sigurisë. Ndër të tjera, të dyshuarit akuzohen se kanë lidhje me organizatën e Fetullah Gylen-it.

Gjatë operacioneve të policisë, thuhet se janë arrestuar jo vetëm mbështetës të dyshuar të Gylen-it në radhët e forcave të policisë, por edhe përfaqësues të opozitës. Qeveria turke ka vite që i përndjek mbështetësit e lëvizjes së predikuesit.

SHKARKO APP