Skemë e re punësimi, kriteret për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar

Punëtorët pa diploma nuk do të mund të marrin viza pune në Britaninë e Madhe pas Brexit. Qeveria ka njoftuar për rregulloren e re të punësimit të emigrantëve në Britaninë e Madhe.

Sipas njoftimit emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian do të trajtohen në mënyrë të barabartë me emigrantët e vendeve të tjera pas përfundimit të lëvizjes së lirë Mbretëri e Bashkuae-BE më 31 dhjetor.

Kjo paketë sipas qeverisë synon të ulë emigracionin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Skema e re që pritet të hyjë në fuqi është me pikë. Sipas skemës emigrantët që duan të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të flasin anglisht dhe të kenë një ofertë pune të aprovuar. Me plotësimin e këtyre kushteve të jepen 50 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të fituar vizën e punës duhet të marrësh 70 pikë. Pikët e tjera sigurohen nga kualifikiet, vlera e pagës dhe puna duhet të jetë në një sektor me mungesa në punonjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?