Skenari “post-coronavirus” – Sa vende pune mund të shkurtojë?

Coronavirus i ri mund të “marrë me vete” deri në 24.7 milionë vende punë, sipas një vlerësimi të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Agjencia e Punës në Shtetet e Bashkuara sygjeroi se ky ishte skenari më i keq i mundshëm, ose më “i larti” në papunësinë globale, megjithatë theksoi se politikat e koordinuara në nivel ndërkombëtar mund ta zvogëlojnë ndjeshëm impaktin. Në këtë rast, kjo shifër mund të ulej me 5.3 milionë. Ndaj, një skenar i mesëm do të ishte diku të 13  milionë vende pune, prej të cilave 7.4 milionë do të ishin nga vendet me të ardhura të larta.

Organizata Ndërkombëtare e Punës paralajmëroi gjithashtu se këto skenarë mbeten shumë të pasigurta, por megjithatë tregojnë një rritje të konsiderueshme të papunësisë. Për krahasim, rreth 22 milionë vende pune u humbën në mbarë botën ndërmjet 2008-2009, gjatë krizës globale financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto vlerësime bazohen në faktin se  shpërthimi i COVID-19 ka detyruar shtetet të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve, të bllokojnë kufijtë, duke shkaktuar një rënie në aktivitetin ekonomik global, veçanërisht në sektorët e prodhimit dhe atë të shërbimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punonjësit pritet të humbasin kolektivisht të ardhura nga puna, në vlera midis 860 miliardë dollarë deri në 3.4 triliardë dollarë, si rezultat i rritjes së papunësisë. Për më tepër, Organizata Ndërkombëtare e Punës theksoi se tendosja e të ardhurave për shkak të rënies së aktivitetit ekonomik do të “shkatërrojë” veçanërisht ata punonjës që janë afër ose në kufirin e varfërisë.

Studimi thekson se mund të ketë 35 milionë më shumë njerëz të varfër në botë, nga sa vlerësoheshin për 2020, përpara coronavirusit. Guy Ryder, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës tha se “shpërthimi” i coronavirusit nuk është më vetëm një “krizë globale shëndetësore”, por është gjithashtu “krizë ekonomike”.

“Në vitin 2008, bota u paraqit në  një front të bashkuar për të adresuar pasojat e krizës financiare globale, dhe më e keqja u shmang. Ne kemi nevojë për atë lloj udhëheqjeje tani “shtoi Ryder. Rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës sygjerojnë se politikat ndërkombëtare duhet të përfshijnë masa për mbrojtjen e punëtorëve, të tilla si inkurajimi për punë me kushte fleksibël dhe puna nga shtëpia.

Bankat qendrore në të gjithë botën po ulin normat e interesit, si pjesë e masave urgjente për të mbështetur dhe stimuluar ekonominë globale. Ndërkohë, qeveritë gjithashtu kanë prezantuar paketa financiare për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të coronavirusit tek punëtorët dhe bizneset.

Burimi: CNBC

/ SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?